12 prefektë të qarqeve të Shqipërisë zgjedhin për të vizituar minierën e AlbChrome në Bulqizë

  • Hits: 445

Ditën e dielë, më 24 shkurt 2020, 12 prefektët e qarqeve të Shqipërisë kanë zhvilluar një vizitë në minierën e kromit të administruar nga AlbChrome në Bulqizë.

Qëllimi i kesaj vizite ishte njohja e një biznesi privat në qarkun Dibër dhe ndikimi i tij në komunitet.

 Në vizitë ishin të pranishëm: Kryetari i bashkisë Bulqizë Lefter Alla, Nexhbedin Shehu, prefekti i qarkut Dibër, Zana Jahollari, Prefekte e Tiranës, Çesk Millja, Prefekti i Shkodres, Gjok Jaku, Prefekti i Lezhes, Zenel Kuçana, Prefekti i Kukësit, Maks Malaj, prefeki i Elbasanit, Dhori Spirollari, Prefekti i Korçës, Astri Aliaj, Prefekt i Gjirokstrës, Valbona Zylyftari, prefekte e Beratit, Famur Mamaj, Prefekti i Vlores, Baki Bala, Prefekti i Fierit, Roland Nasto, Prefekti i Durresit, Alma Mele, drejtore e drejtorisë së prefekturave dhe pushtetit lokal në Ministrinë e Brendshme.

Gjatë vizitës u diskutua për bashkëpunimin me institucionet, punësimet, sigurinë në frontet e punës, marrëdheniet me punonjësit dhe trajtimi i tyre, mekanizimat e minierës, investimet në të ardhmen, mosha e pensionit, donacionet e dhena nga kompania dhe impakti që jep AlbChrome në zhvillimin e Bulqizës.

Vizitorët mundën të shihnin nga pranë sheshin e depozitimit të kromit, sallën e monitorimit të gazrave, kollonën e pusit numer 3 dhe sallën e makinerisë ngritëse të pusit numër 3.

 

Perfektja e qarkut Tirane Suzana Jahollari, u shpreh me superlativa për investimet e kryera, ndërsa prefekti i Shkodrës Çesk Millja, i cili u shpreh se kishte punuar edhe vetë në miniera në vitet 76-78, thuri elozhe për ndryshimet rrënjësore.