Njoftim i kompanise AlbChrome

  • Hits: 331

Jane plagosur sot (06.01.2020) ne turnin e dyte rreth ores 19:00, ne nivelin e 18 te minieres se Bulqizes se administruar nga AlbChrome dhe jane jashte rrezikut per jeten dy punojnes te kompanise:

  • Mentor Gjeta, Pergjegjes grupi dhe zjarrmetar.
    -Altin Kola, profesioni armator.

Nga dy punonjesit e mesiperm, z. Gjeta eshte derguar per trajtim me te specializuar ne Tirane, por sic theksuam nuk ka asnje rrezik per jeten.

Aksidenti ndodhi si pasoje e gabimit njerezor te punonjesit, me konkretisht ikjes se vagonit bosh ne krye te dishenterise. Sinjalisti gjate manovrimit te vagonit ne menyre te pavullnetshme ka levizur vagonin ne krye te dishenterise pa e lidhur ate ne kavon e arganelles.

Albchrome po i mundeson mbeshtetje maksimale te dy punonjesve ne keto momente dhe po ben maksimunim qe ata te rikthehen ne shendet te plote sa me pare.