Temperaturat e ulëta në Bulqizë, Albchrome i mundëson ngrohjen spitalit të qytetit

  • Hits: 404

Duke parë temperaturat tepër të ulëta të ditëve të fundit të cilat kanë prekur të gjithë vendin, dhe sidomos qytetin e Bulqizës, ku termometri ka zbritur deri në 15 gradë nën zero, kompania AlbChrome, pjesë e Grupit Balfin, që operon në sektorin minerar në këtë qytet ka marrë menjëherë masa për t’i ardhur në ndihmë spitalit të qytetit.

balfin group, balfin.al, neptun, spar, green coast Në këtë spital, ku mungonte ngrohja, tashmë pacientët nuk do të përballen më me një problem të tillë, falë dhurimit që AlbChrome ka bërë, duke pajisur çdo dhomë me sistem ngrohjeje.

Lajmin e ka përcjellë edhe vetë spitali i Bulqizës, i cili shkruan në Facebook:

“Në këto ditë të ftohta për Bulqizën kemi siguruar ngrohje dhe shërbim për të gjithë pacientët e spitalit tonë. Në bashkëpunim me Albchrome në Spitalin e Bulqizës janë vendosur në dispozicion të pacientëve 25 kaloriferë të rinj. Punojmë që qytetarët të marrin shërbimin dhe kujdesin e duhur shëndetësor” – ka qenë postimi i spitalit.

Albchrome e ka ndërmarrë një nismë të tillë, në kuadër të përgjegjësisë sociale, ku kompania është e angazhuar prej të paktën tre vjetësh. Pak kohë më parë AlbChrome dhuroi laboratorin e informatikës për shkollën e mesme “Asllan Keta”, si dhe dha bursa për studentët më të mirë të Bulqizës, që po studiojnë në Tiranë në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave.