Miniera e kromit - Koncesioni i Bulqizës, Qeveria zgjat me 10 vite kontratën me privatin

  • Hits: 854

Kontrata koncesionare për minierën e kromit në Bulqizë dhe ferrokromit në Elbasan do të zgjatet me 10 vite. Sipas përfaqësuesve të minitrisë së Energjisë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese zgjatja e afatit lidhet me investimet shtesë që do të kryejë konçesionari në minierë. Projektligji i propozuar nga ministria e Energjisë mori miratimin edhe të opozitës në komision.

Kontrata e kompanive të cilat kanë marrë me koncesion minierën e kromit në Bulqizë dhe atë të Ferrokromit në Elbasan do të shtyhet me 10 vite.

Sipas përfaqësuesve të ministrisë së Energjisë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese në marrëveshjen e re parashikohet që kompania private të investojë edhe 24 mln euro të tjera shtesë në minierën e Bulqizës qe sic thane ata  do të ndikojnë në rritjen e jetëgjatësisë së minierave si dhe rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Koli Bele, Sekretar i Përgjithshëm Ministria Energjisë: Nga ana e shoqërisë koncesionare është ofruar mundësia e një investimi në vlerë të konsiderueshme 24 mln dollarë përtej parashikimit fillestar për investim, duke qenë se këto investime do të shtrihen brenda një periudhe 8 vjecare, duke kërkuar miratimin e një plani së pari që garanton investimin, vendos një marrëdhënie monitorim raportimi dhe është kërkuar një zgjatje tej afatit 10 vjecar për të bërë atë cikël që ka të bëjë me kthimin e investimit.

Shqëtesimit të opozitës për rritjen e numrit të aksidenteve në këto miniera për shkak të mungesës së sigurisë në punë përfaqësues të ministrisë së Energjisë iu përgjigjën e kompanitë koncesionare kanë shtuar masat e monitorimit.

Mimoza Hadërmataj: Në Shqipëri kemi një situatë problematike për aksidentet nëpër miniera, jo konkretisht në këto dy kontrata porn ë përgjithësi për të gjitha llojat e licencave që jep ministria juaj.

Koli Bele, Sekretar i Përgjithshëm Ministria Energjisë: Industria e minerareve ështëe e ekspozuar ndaj aksidenteve. Ka vend për rregullime ligjore për të rritur cilësinë e monitorimit.

Genc Ruli: Nëse do kujtoni vitin 2010 ka dhe një akuzë ndaj meje në prokurori, Sajmir Tahiri, i cili në lidhje me këtë çështje ka një qëndrim që po ta ketë sot, kjo kontrate nuk miratohet.

Projektligji i propozuar nga ministria  u miratua edhe me votat e opozitës në komision.

 

Ora News