AlbChrome një nga 5 kompanitë më të mira në botë

  • Hits: 973

Revista Metalbulletin ka renditur shoqërinë Albchrome si një ndër 5 prodhuesit më cilësorë të Ferro-chromit në botë. Kjo Revistë me seli në Britaninë e Madhe është revista më e madhe dhe e specializuar në publikimin e informacioneve mbi transaksionet, çmimet dhe arritjet e realizuara në fushën e metaleve, përfshi dhe atë të Ferrochromit.

Read more

Miniera e kromit - Koncesioni i Bulqizës, Qeveria zgjat me 10 vite kontratën me privatin

  • Hits: 907

Kontrata koncesionare për minierën e kromit në Bulqizë dhe ferrokromit në Elbasan do të zgjatet me 10 vite. Sipas përfaqësuesve të minitrisë së Energjisë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese zgjatja e afatit lidhet me investimet shtesë që do të kryejë konçesionari në minierë. Projektligji i propozuar nga ministria e Energjisë mori miratimin edhe të opozitës në komision.

Read more

Plan i ri investimesh, Gjiknuri: Po shtohet jetëgjatësia e minierës së Bulqizës

  • Hits: 886

TIRANE-Në seancën e fundit për këtë sezon, Parlamenti miratoi dy projektligje të rëndësishme për sektorin minerar në Shqipëri që kanë të bëjnë me shtyrjen e afatit të koncesionit për koncesionin e Minierës së Bulqizës; Fabrikës së Pasurimit Bulqizë, Impiantit të Seleksionimit Klos; Uzinës së Ferrokromit Burrel dhe Uzinës së Ferrokromit në Elbasan. Gjatë fjalës së tij, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri deklaroi se deri në vitin 2013, për shkak të mungesës së monitorimit nga qeverisja e kaluar, këto marrëveshje koncesionare mund të cilësoheshin të dështuara për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve për planin e investimeve.

Read more